Teuta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 3-2 sot kundër Kukësit në “Niko Dovana” në takimin e vlefshëm për javën e 33 të Superligës.

Skuadra e drejtuar nga Begeja e nisi në malore takimin pasi Guri në minutën e 16 realizoi për skuadrën mike. Gjithsesi festa e verilndorëve nuk zgjati më shumë se 5 minuta pasi durrasakët shënuan me Hilën, i cili nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutat e fundit të pjesës së parë Çyrbja do të përmbyste shifrat duke kaluar në avantazh Teutën. ‘Djemtë e Detit’ do ta nisnin fraksionin e dytë të lojës aty kua lanë të parën, me Hrkaç që trefishoi kundër Kukësit. Verlindorët u përpoqën të reagonin por goli i dytë i Gurit vleu sa për statistikë.

Me këtë fitore Teuta renditet e 8-a me 40-t pikë, ndërsa Kukësi i dyti me 62 pikë, 10 më pak se Skënderbeu kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur. Kështu si pasojë e kësaj disfata skuadra korçare shpallet matematikisht kampione e Shqipërisë.

Teuta 3-2 Kukësi

21′ Hila, 42′ Çyrbja, 49′ Hrkaç / 16′, 67 Guri