Teuta ka fituar 3-0 në “Niko Dovana” përballë Skënderbeut, në sfidën e javës së 22-të të “Abissnet Superiore”.
Durrsakët dominuan pjesën e parë të takimit, me korçarët që nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm.
Goli i parë erdhi me Dacin në minutën e 18’, teksa në fundin e pjesës së parë ishte Peposhi me një penallti dhe sërish Daci për të thelluar rezultatin.
Pjesa e dytë ishte e fjetur, me të dyja skuadrat që nuk patën raste të pastra për të shënuar.
Kështu Teuta largohet nga vendi i parafundit me 21 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e shtatë me 25 pikë, duke u rihapur dhe njëherë lufta për mbijetes