Teuta – Luftëtari ishte përballja e vetme miqësore që luhej midis dy ekipeve të Superiores. Kjo përballje e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” u fitua nga miqtë me rezultatin minimal 0-1. Në pjesën e parë të takimit gjithçka u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën do vinte goli që do të përcaktonte fituesin. Autori i golit ishte talenti vlonjat Dejvi Bregu i cili shënoi një tjetër gol me Luftëtarin, që kërkon që këtë sezon minimalisht të qëndrojë në Superiore. Teuta pëson humbjen e parë në miqësore gjatë kësaj periudhe, pasi deri më tani kishte barazuar shumicën e ndeshjeve dhe kishte fituar ndaj Pogradecit.
Teuta mundet në Niko Dovana nga Luftëtari
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj
Zelensky: Miratimi i miliarda eurove nga BE, fitore e madhe për Ukrainën
“Casa Massara” në Durrës, një strehëz e ngrohtë dhe plot dritë për të moshuarit





