6 dhjetor 2014 –  Një fitore me zemër në dorë ajo e Skënderbeut përballë Teutës së Begejas. Skuadra korcare u duk se do të kalonte lehtësisht durrsakët por ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Minutat e fundit të ndeshjes kanë zgjatur një shekull për Skenderbeun, të cilët edhe pse kryesonin 3-0 deri në minutën e 78’ i kanë dhënë mundësinë Teutës që në 15 minutat e fundit të lojës përfshirë edhe shtesën të krijojë panik në kampin korcar. Golat e Hysenit dhe Bruno Ditës shkurtuan diferencat duke e veshtirësuar këtë fitore të Skënderbeut. Ndeshja nisi me një ritëm mjaft të lartë me Skënderbeun agresiv që në minutat e para. Në minutën e 3-të, Sefa del i vetëm përballë Rizvanit dhe bën më të vështirën duke  dhënë mundësinë portierit durrsak të grushtojë topin. 5 minuta më vonë është Lilaj i cili gjuan fort, por Rizvani është aty duke nxjerë topin në goditje kendi. Korçarët nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të sulmojnë Teutën e cila mbrohet mjaft mirë dhe përpiqet të godasë Skënderbeun me kundërsulme. Në minutën 37, Vangjeli godet Bardullën qëllimisht dhe Jemini e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Skënderbeun me 10 lojtarë. Vetëm 3 minuta më vonë, Sefa vjedh një top në zonën durrsake dhe pengohet, ndërsa arbitëri akordon penallti.

Shehi mer përsiper këtë goditje duke kaluar Skënderbeun në avantazh. Në shifrat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë, për të kaluar në 45 minutat e dyta të cilat kishin më shumë histori. Enkel Alikaj realizon mjeshtërisht një goditje dënimi duke mposhtur për herë të dytë Rizvanin. Teuta përpiqet të regojë dhe shpërdoron një rast të pastër me Nikën, i cili godet keq me kokë. Për të trefishuar rezultatin ka menduar Peter Olaynka i cili pas një kombinimi perfekt me Martins ka shënuar një gol spektakolar. Kur u duk se gjithçka do të mbyllej, është Hyseni për Teutën që realizon në të 78-ën dhe rihap takimin. Vetëm 4 minuta më vonë Teuta gjen edhe golin e dytë me anë të Bruno Ditës i cili realizon nga distanca, duke shokuar totalisht korcarët. Minutat e mbetura kanë qenë një ankth i vërtetë për Skënderbeun pasi Teuta ushtroi presion deri në sekondën e fundit të lojës. Teuta për pak sa nuk arriti barazimin në të 91-tën, por Peposhi nuk arriti të realizonte si në fazën e parë. Mbyllet gjithçka me rezultatin 3-2.

 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/