Ekipi i Teutës ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë. Nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani dhe stafit teknik skuadra durrsake ka zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e sotme tek aneksi i stadiumit “Niko Dovana”.
Nga sa mësohet, grupi është në gjendje optimale dhe në harmoni të plotë. Sakaq, trajneri Magani do ta ketë më të plotë ekipin për Vllazninë, pasi rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm, si Arbër Çyrbja dhe Gerhard Progni, të cilët ishin të pezulluar ndaj Luftëtarit. Ndërkohë shtyhet rikthimi i mesfushorit të qendrës, Fabian Beqja, pasi nuk mund të jetë gati për këtë fundjavë. Ndeshja Vllaznia-Teuta luhet ditën e dielë në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 17:00