7 dhjetor 2015

BYLIS ­ TEUTA 2-1

Golat: Hoxhaj 32’, 93’/ Musta 70′

Formacionet:

BYLIS: Ruci, Hyshmeri, Simiç, Muçaj, Peposhi, Adekunle, Gava, Hoxha, Papa, Asani, Pepa. Trajner: E. Nexhipi.
TEUTA: Moçka, Kastrati, E. Hoxha, Shkalla, Kuka, Hodo, Hila, Mihani, Musta, Lamçja, A.Magani. Trajner: G. Magani. Gjyqtarë: K. Meta, P. Puto, R. Malaj.

Bylisi rikthehet te fitorja. Pas shumë rezultateve negative dhe problemeve në ekip, skuadra e drejtuar nga Nexhipi ka marrë tri pikë ta arta ndaj Teutës duke i mundur me rezultatin e ngushtë 2­-1 falë dopietës së Hoxhajt. Një ndeshje e ekuilibruar dhe që zgjidhet në fundin e ndeshjes, saktësisht në minutën e tretë shtesë ku Hoxhaj shënon dhe i jep tri pikë të arta ekipit të tij. Me këtë fitore Bylis shkon në kuotën e 12 pikëve që e ngjit në vendin e 7 me dy pikë më shumë se rivalët e Flamurtarit e Tërbunit, ndërsa Teuta bën një hap fals duke mos mundur të ruajë diferencën me Kukësin që tashmë është vetëm një pikë.

/portali DurresLajm/