Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Dinamos në stadiumin “Niko Dovana”.
Pas disa aksionesh të rrezikshme, Dinamo zhbllokoi ndeshjen me Zabërgjën në fundin e pjesës së parë.
Në fillim të fraksionit të dytë, trajneri Edi Martini, aktivizoi Torrajn, për Vilën dhe sulmuesi i talentuar arriti të shënojë në minutën e 64-t duke vendosur ekulibrin.
Në minutat në vazhdim, rezultati mbeti i pandryshuar dhe në fund ekipet ndan pikën.
Me këtë barazim, skuadra e Ilir Dajës u ngjit në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Teuta në 6 javë ka grumbulluar 7 pikë.
Në ndeshjet e tjera të javës së gjashtë, Vllaznia mundi 2-0 Bylisin dhe qëndron në krye të Superiores, ndërsa AF Elbasani u mbyll në barazim 0-0.