Teuta në basketboll për femra mundi pas kohës shtesë 58-57 Studentin në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.
Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe gjatë gjithë kohës rivaliteti ishte maksimal.
Teuta e nisi keq periodën e parë, por rikuperoi gradualisht duke fituar 20-19.
Perioda e dytë foli për vajzat e Studentit që fituan 10-9, ndërsa në të tretën Teuta fitoi 13-10 dhe kaloi sërish në avantazh.
Emocionet ishin të mëdha në periodën e katërt, që në fund i buzëqeshi Studentit, që fitoi 14-11 dhe e dërgoi ndeshjen në shtesë.
Në 5 minutëshin e fundit, Teuta fitoi 5-4 dhe krejt ndeshjen 58-57.
Një fitore shumë e rëndësishme për ekipin e drejtuar nga trajneri Besim Dervishaj.
Pas këtij triumfi, Teuta e vajzave ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 11 pikëve, aq sa Studenti i gjashti në klasifikim.