Teuta rikthehet te fitorja. Por këtë herë ajo ka qenë mjaft e rëndësishme, sepse ka ardhur kundër një skuadre pretendente si Partizani. Pas humbjes ndaj Tiranës një javë më parë në shtëpi, durrsakët janë rikthyer bindshëm, teksa e kanë mposhtur Partizanin në shifrat 91:69. Jo vetëm në rezultat, por edhe në loja durrsakët kanë qenë superiorë.
Kjo fitore nuk është vënë në diskutim për asnjë çast. Fillimi i lojës është shkatërrues për Partizanin. Lojtarët e Teutës, të motivuar edhe nga tifozët e tyre të shumtë, janë të papërmbajtshëm, pasi vetëm pas 4 minutave lojë shifrat shënojnë 11:0, ku bie në sy loja mjaft e mirë e Brajton Hobs, duke bërë që perioda e parë të mbyllet 25:12 në favor të vendasve.
Në të dytën bie disi ritmi për durrsakët e Partizani kërkon përmbysjen, duke e përfunduar atë në barazim 25-25. Pas pushimit ka përsëri ekuilibër, por janë durrsakët që e mbyllin me një pikë më shumë, periodën e tretë 19-18. Durrsakët fitojnë dhe periodën e fundit 22-14 dhe fiksohen shifrat përfundimtare 91:69.
“Fitore që të kënaq, skuadra është gjithnjë në rritje duke reaguar pas humbjes me Tiranën”, u shpreh trajneri Kalaja.Ndeshje pa histori ajo e Kategorisë së Parë mes Apolonisë dhe Goga basket. Një rezultat që nuk të lejon shteg për koment. 93-32 për Gogën që fiton në Vlorë ndaj Apolonisë. Që në pjesën e parë, Goga vendos diktatin e fitores duke e mbyllur 51-15. Ndërsa perioda e fundit luhet vetëm për statistikë.