Teuta e Durrësit ka dal në stërvitje dhe trajneri Edi Martini nuk kishte tre futbollistë. Duke respektuar distancën, por edhe me një program që u është këshilluar edhe para seancës në Durrës grupi nuk ka qenë i plotë.
Krahas sulmuesit Kulibali që konfirmoi largimin e parakohshëm nga skuadra durrsake, duket se tashmë janë edhe dy lojtarë të tjerë që nuk janë vën nën urdhrat e trajnerit Edi Martini.
Por që pritet që të jenë sot në Durrës dhe bëhet fjalë për Florent Avdylin nga Kosova si dhe Kenan Hreljiç nga Bosnja. Ka gjasa që në Durrës stërvitja të fillojë me dy seanca në ditë, duke qenë se shumë klube po e shfrytëzojnë si një minifazë këtë periudhe afro dyjavore deri në rifilimin e garës në 3 qershor.





