Kjo është pyetja e parë që të vjen ndërmend teksa shikon rezultatet e fundit të skuadrës durrsake të Teutës. Pas një starti befasues të këtij sezoni, katër ndeshjet e fundit kanë qenë për t’u harruar nga “djemtë e detit”. Pas barazimit me Tiranën kanë ardhur radhazi tri humbje, me Bylisin, Skënderbeun dhe Laçin, çka me të drejtë e kanë shqetësuar trajnerin e tyre Magani.
Ndërsa ka nisur përgatitjet për sfidën e së mërkurës ndaj të kuqve të Partizanit në transfertë, kreu u pankinës durrsake, ndërsa ka analizuar gabimet në ndeshjen ndaj kurbinasve, u ka kërkuar lojtarëve të tij kthesën që në ndeshjen e radhës. “Pres më shumë kujdes prej jush.
Duhet të zbatoni udhëzimet tona. Katër javë pa fitore janë shumë, ndaj pres mobilizim për Partizanin”, mësohet t’u ketë thënë futbollistëve durrsakë trajneri Magani. Pas analizës, “djemtë e detit” kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës.
Me grupin janë bashkuar edhe mesfushuri Hila, i pezulluar për shkak kartonësh, mbrojtësi Lukiç i dëmtuar, si dhe kapiteni Hodo, që Magani lajmëron afrime Mbarojnë “pushimet” për Rizvanin vështirë se mund të llogaritet i gatshëm për ndeshjen ndaj Partizanit.