Skuadra e Teutës ka udhëtuar drejt Ohrit, vend në të cilin do të zhvillojë fazën përgatitore për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Klubi durrsak kërkon të bëjë një pjesëmarrje dinjitoze dhe të synojë kalimin e të paktën një turi, ndaj nuk ia ka lënë asgjë rastësisë në përgatitjen e ndeshjeve të muajit të ardhshëm.Teuta do të qëndrojë për më shumë se dy javë në Ohër, në një vend ku klima i jep mundësinë që të përgatitet më mirë për ndeshjet gjatë verës së nxehtë.
Ekipi ka mbërritur sot në Maqedoninë e Veriut dhe është sistemuar në një nga hotelet pranë liqenit, ku janë kushtet më të mira për të përgatitur pa probleme pjesëmarrjen e saj historike në Ligën e Kampioneve.Atje ekipi i drejtuar nga Edi Martini do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore në ditët në vazhdim, në mënyrë që të përmirësohet manovra, sidomos ajo sulmuese e cila nuk ka qenë edhe aq e kolauduar në sezonin e fundit dhe në arenën ndërkombëtare, disa gabime nuk falen.





