Teuta vazhdon “shtegtimin” për ndeshjet pritëse në kampionat. Kampionët në fuqi të Superligës nuk e kanë ende gati stadiumin “Niko Dovana” dhe për këtë arsye u duhet të gjejnë një shtëpi të re edhe këtë javë ndaj Kastriotit.

Fusha e Teutës është rinovuar totalisht, por nuk është ende gati për të pritur ndeshjet e kampionatit dhe ekspertët kanë këshilluar që rikthimi në shtëpi për durrsakët të shtyhet edhe për pak javë.

Skuadra e drejtuar nga Renato Arapi ka zgjedhur stadiumin “Loro Boriçi” për të luajtur takimin ndaj Kastriotit që është planifikuar të zhvillohet ditën e diel në orën 16:45.