Ekipi i Teutës tregoi edhe një herë forcën në Kampionatin Kombëtar të Snooker-it, duke u shpallur nënkampione e Shqipërisë.  Pjesëmarrja me 5 sportistë u shoqërua me rezultate pozitive, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër ambiciet e klubit.

Edlir Kurthysa u rendit në vendin e 2-të pas një finaleje emocionuese me Dorjan Maknorin, i cili u shpall kampion i Shqipërisë.  Kurthysa shfaqi aftësi të shkëlqyera dhe u tregua konkurrent deri në momentet e fundit. Ndërkohë Kushtrim Prenga, përfundoi në vendin e 5-të, ndërsa Mikael Brahja u rendit në vendin e 7-të.

“Rivaliteti ishte shumë i madh në këtë kampionat. Isha përgatitur fort për t’u shpallur kampion, por Maknori zhvilloi një finale të madhe,” tha Edlir Kurthysa pas përfundimit të Kampionatit Kombëtar të Snooker-it, ku ai u rendit nënkampion i Shqipërisë.