Kohë ndryshimet të rëndësishme në organikën e Teutës pas eliminimit që në raundin e parë të Europa League-s nga Ventspils e Letonisë. Vetëm pak ditë më parë klubi durrsak ndërpreu marrëdhëniet me 3 lojtarë veteranë, Tomislav Busic, Gerhard Progni dhe Isli Hidi, ndërsa sot bën një lëvizje, ndoshta të papritur, rinovon për 2 sezone me Uendi Vecajn.
Shkodrani 22-vjeçar do të jetë pjesë e “Djemve të Detit” deri në vitin 2022. Vecaj sezonin e kaluar luajti në 17 takime, por në vetëm 5 raste titullar.
Ka mundur të realizojë vetëm një gol, më fitoren 0-4 në transfertë me Kastriotin. Fakti që ka nënshkruar për 3 vjet do të thotë se drejtuesit e Teutës e kanë në qendër të projektit dhe besojnë shumë tek aftësitë e mesfushorit.





