Durrës, 5 gusht 2014 – Teuta ka filluar një tjetër minifazë përgatitore që do të zgjasë 10 ditë. Durrsakët janë tashmë në Ohër ku janë akomoduar në hotelin luksoz Belvedere ndërkohë që kanë filluar edhe seancat stërvitore intensive. Në këto seanca të para stërvitore grupi ka qenë pothuajse i plotë pasi ka patur disa mungesa për arsye dëmtimi.

Kështu në stërvitje kanë munguar Hodo, Dosti dhe Dita që janë lojtarë të rëndësishëm të skuadrës por dëmtimet kanë bërë që ata të mos jenë në fushë, gjithsesi rekuperimi i këtyre lojtarëve do të jetë shumë i shpejtë dhe ata pas pak ditësh do ti bashkohen grupit. Teuta gjatë kësaj faze tjetër përgatitore do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqëosre ku të mërkurën pasdite durrsakët do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore kundër ekipit të Tiranës.

Kjo ndeshje do të jetë një test i rëndësishëm pasi durrsakët por edhe Tirana do ta fillojnë me pretendime sezonin e ri ndaj në këtë miqësore të dyja ekipet do të testojnë forcat e tyre gjatë kësaj periudhe përgatitore.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/