Në kohën kur kampionati është ende i stopuar dhe në pritje të një date për rifillimin e tij, klubet po vazhdojnë të zhvillojnë miqësore në mënyrë që të arrijnë formën e duhur në ndeshjet zyrtare, për të marrë më pas maksimumin. Ndaj, edhe Teuta ka njoftuar organizimin e ndeshjes së radhës miqësore.
Durrsakët do të zbresin në fushë ditën e premte në orën 15:30, teksa përballë do të kenë Besëlidhjen. Kështu, trajneri Edi Martini do të ketë sërish të shohë në aktivitet të besuarit e tij dhe të krijojë një ide për formacionin titullar.
Ndërkaq, ndeshja do të luhet në “Olympic Park” duke qenë se terreni i Niko Dovanës po i nënshtrohet restaurimit.





