Teuta rrëmben një tjetër fitore kundër Skënderbeut, ndeshja e cila u mbyll me rezultatin 1-3 për “Djemtë e Detit”.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për durrsakët, të cilët fituan një 11-metërsh në minutën e 16-të, ndërsa nga pika e bardhë Bregu goditi saktë për të kaluar në epërsi skuadrën e tij.
Nuk sollën asgjë tentativat e të dyja skuadrave në pjesën e parë, ndërsa goli i sulmuesit vlonjat qëndroi në fuqi deri në pushimin e sfidës. Në pjesën e dytë, korçarët barazuan shpejt shifrat me Pusin në minutën e 54-rt. Por shpresat e vendasve për pikë u shuan shpejt.
Pas vetëm dy minutash, Krasniqi ktheu edhe një herë avantazhin e Teutës. Të besuarit e Edi Martini nuk mund t’i lejonin vetes një tjetër surprizë, por për të vulosur fitoren iu duhej një tjetër 11-metërsh në minutën e 74-rt.
Në pikën e penalltisë u paraqit Emiliano Vila që me golin e tretë mbylli garën dhe suksesin e Teutës, që ngjitet në kuotën e 16 pikëve dhe tani nis të ecë sipas pritshmërive të fillim sezonit.
Ndryshon diskutimi për Skënderbeun, që zhytet më tej në fundin e renditjes dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, Kategoria e Parë do të bëhet një realitet.





