28 nëntor 2015

Tërbuni -­ Teuta 0-­1

Goli: Magani 52'

TËRBUNI: Haxho ­ Peqini, Sulollari, Lila, Milenkoviç ­ Gavazaj, Gebor, Mone, Herald Marku ­ Malindi, Dhrami          

Trajner: Luixhi Gargano

TEUTA: Moçka ­ Lukiç, E. Hoxha, Shkalla, Kotobelli ­ Musta, Hila, Mihani, Dita, Lamçja ­ Magani                        

Trajner: Gugash Magani

Kartonë të verdhë: Marku 33' / Shkalla 45' Gjyqtarë: K. Cjapi, I. Tartari, O. Grabova, B. Kaimi

Teuta ka udhëtuar drejt Pukës për t’u ndeshur me Tërbunin vendas të etur për pikë mbijetese. Një tjetër fitore ndaj një skuadre veriore pas asaj ndaj Kukësit ,duke u konfirmuar si e treta e kampionatit. Një sezon që skuadra durrsake tregon një fytyrë të ndryshme nga sezoni i shkuar. Protagonist është sërish Artur Magani.

Në pjesën e parë është zhvilluar një lojë nën nivelin mesatar me skuadrat, që pak kanë ngacmuar portat respektive. Ajo që ka rënë në sy kanë qenë mbrojtjet solide, që kanë shfaqur të dyja skuadrat, duke krijuar pak hapësira për sulmet e kundërshtarëve. Moti i keq dhe terreni paksa i rënduar ka ndikuar në pamjen e kësaj pjese të parë.

Nis me një tjetër ritëm për Teutën pjesa e dytë dhe me golin e shënuar nga Artur Magani. Një gol që në fillimin e pjesës së dytë dhe rezultati mbetet i pandryshuar për gjithë sfidën. Deri në fund, Tërbuni provoi me një ritëm të ngadaltë për të ndryshuar rezultatin ,por pa ia dalë mbanë. Ndërsa Teuta mbrojti me fanatizëm golin e Maganit dhe vendin e tretë.

/portali DurresLajm/