Teuta vijon me lëvizjet në merkato, teksa lubi bregdetar ka prezantuar edhe mbrojtësin e majtë Geri Selita, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Partizanit, Egnatias dhe Lushnjës, ndërkohë që së fundmi spikati me fanellën e Kukësit ku u aktivizua 14 ndeshje në kampionat dhe shënoi 1 gol. 

Tashmë 23-vjeçari është zyrtarisht pjesë e Teutës, ku do të nisë një aventurë të re me skuadrën e drejtuar nga Edi Martini. Vetë klubi i Teutës i uron mirëseardhjen në faqen zyrtare me këtë mesazh: “Mirësevjen Geri Selita. KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi i majtë, Geri Selita është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me lojtarin 23 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Kukësit.  KF Teuta i uron mirëseardhje mbrojtësit Selita dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë.”