Teutës nuk po i ndahen mungesat. Arbër Çyrbja ka ezauruar pezullimin prej të kuqit dhe pritet që të jetë në fushë kundër Vllazninë, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Renato Arapin.
Kapiteni nuk është ende gati. Rikuperimi i tij kërkon ende kohë, derisa ka vazhduar me terapinë. U bënë javë që mbrojtësi nuk po luan, duke ia bërë edhe më të vështirë rrugëtimin skuadrës së Edi Martinit.
Për të mësuar diçka më shumë rreth gjendjes, ai pritet që të kryejë një ekografi. Me të marrë përgjigjet do të zbulohet edhe diagnoza e saktë.Ankthi te “djemtë e detit” ekziston, ndonëse të gjithë kanë shpresa për një rikthim të shpejtë të Arapit.





