Teuta e trajnerit Edi Martini do të kërkojë të rikthehet te suksesi në këtë javë duke qenë se së fundmi u ndal në një barazim në transfertë me Bylisin. Kështu, ndeshja e radhës për durrsakët është në shtëpi ndaj Kastriotit.

Por, ndaj krutanëve do të ketë disa probleme për trajnerin Martini duke qenë se dy futbollistë do t’i ketë të pamundur për t’i përmendur për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Të pezulluar do të jenë mesfushori Albano Aleksi dhe mbrojtësi Blagoja Todorovski, ndërkohë që në këtë formë do të ketë edhe lëvizje në formacion. Aktualisht, Teuta është plotësisht në garën për titull duke qenë vetëm një pikë larg Vllaznisë kryesuese.