Teuta luan të hënën një sfidë mjaft të rëndësishme në Gjirokastër me Luftëtarin dhe për trajnerin Magani nuk do të jenë të gatshëm dy mesfushorë. Njëri është Emiljano Musta, i cili në ndeshjen me Skënderbeun u ndëshkua me karton të kuq dhe i duhet të pushojë këtë javë.
E njëjta situatë edhe për Ardit Hilën, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Magani. Të dy janë mjaft të rëndësishëm për formacionin e durrsakëve, por tashmë stafi teknik duhet të marrë masat për zëvendësimin e tyre ndaj Luftëtarit.