10 nëntor 2015 – Teuta po përgatitet për sfidën e radhës, atë ndaj Vllaznisë në transfertë e duke parë nevojën për pikë të shkodranëve pritet që kjo përballje të jetë goxha e luftuar. Skuadra durrsake po përgatitet me seriozitet gjatë këtyre ditëve, e për sfidën me kuqeblutë trajneri Magani do të ketë në dispozicion dhe dy mesfushorët Hodo e Hila.
Të dy këta lojtarë munguan ndaj Flamurtarit pasi kishin plotësuar numrin e kartonëve të verdhë e tashmë u ka përfunduar pezullimi e janë të gatshëm për stafin teknik.
Që të dy këta lojtarë kanë qenë pjesë e formacionit të “djemve të detit” në shumicën e ndeshjeve , ndaj rikthimi i tyre i jep më shumë mundësi përzgjedhjeje trajnerit Magani.
/portali DurresLajm/