Federata Shqiptare e Notit ka organizuar kampionatin kombëtar për të rinj dhe të rritur, aktivitet me pjesëmarrje të qindra sportistëve të rinj dhe të rritur nga klube të ndryshme të vendit. Në përfundim të garave u vlerësuan edhe fituesit për të gjitha kategoritë. Në klasifikimin individual për të rinj, në radhët e vajzave sportistja më e mirë e aktivitetit u shpall Arla Dermishi me 1204 pikë. Në vend të dytë u rendit Kaltra Meça me 1055 pikë, ndërsa podiumi u plotësua nga Luna Djarmati, e cila u klasifikua e treta me 951 pikë.
Në radhët e djemve çmimin e sportistit më të mirë të kampionatit e meritoi Greisi Koxhaku i Tiranës me 1301 pikë. Vendi i dytë shkoi për Amel Delanin të Teutës me 1214 pikë, ndërsa i treti i klasifikua Ediljano Huna sërish nga Teuta me 1101 pikë të grumbulluara. Duke kaluar në kategorinë për të rritur, te femrat vendi i parë u nda mes dy sportisteve me pikë të barabarta, teksa Stela Gjoja e Teutës dhe Arla Dermishi e skuadrës Stela, regjistruan pikë të barabarta, nga 1204 pikë secila.