Luhej me dyer të mbyllura, por tifozët nuk munguan. Grupimi “Djemtë e Detit” kanë qëndruar pranë ekipit, edhe pse jashtë stadiumit. Mbështetja e tyre është ndier edhe nga lojtarët, pasi brohoritjet dhe thirrjet ishin të shumta.

– Teuta kishte tri mungesa, ku mes tyre ishte edhe Fabian Beqja, që u gjend para ndeshjes në fushë, por jo me veshje sportive.

– Në orën 19:05 minuta të parët që shkelin tapetin e stadiumit “Niko Dovana” ishin lojtarët e Teutës.

– Në minutën e parë të ndeshjes kapiteni i Teutës, Renato Arapi, u flet shokëve në fushë: “Dalim përpara çuna”.

– Shumë impulsiv trajneri Kalari, ku pas një faulli kapet me arbitrin e katërt: “Shiko mo shiko se si e bëri dhe… asgjë”.

– “Çfarë ke mor burrë, se na çmende o Juxhin?”, thërret Kalari.

– Martini për asnjë çast nuk u ul në stol, teksa herë pas here u imponohej të tijve: “Luajeni topin poshtë çuna”.

– Në përfundim të ndeshjes ka qenë gjithçka “Fair Play” në fushë, ku nuk munguan përqafimet mes lojtarëve të të dyja ekipeve.

– Ky takim pati një rast të diskutueshëm për moviolë, pikërisht në minutën e 71-të, kur Partizani pretendon për penallti. Fillimisht ka dyshime që topi i krosuar nga Trashi mund të ketë prekur krahun e hapur të Todorovskit dhe më pas dyshuese është ndërhyrja e Arapit ndaj Solomonit në zonë. Rast i dyshimtë, pasi edhe pamjet filmike janë të kufizuara.