Triumfi ndaj Dinamos ka rritur entuziazmin dhe besimin te Teuta, që kërkon suksesin në “finalen” kundër Partizanit për “Final Four”.
Atmosfera në shkallët e stadiumit pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa “Djemtë e Detit” janë gati për të zhvilluar një ndeshje të madhe.
Trajneri Enkeleid Dobi do ta ketë grupin pothuajse të plotë, me përjashtim të kapitenit Kotobelli dhe sulmuesit Rooney Eva.
Partizani mbetet një kundërshtar i rrezikshëm, por ky është ‘treni’ i fundit për të sulmuar vendin e katërt, që të çon në garën për titull dhe hap derën e Europës.
Shkalla e vështirësisë është maksimale, por në ndeshjet e fundit Teuta ka treguar rritje konstante dhe për të bërë hapin cilësor duhet të konfirmojë vlerat ndaj një rivali direkt.
Përballjet me Partizanin kanë qenë të luftuara në tri fazat e para, por gabime foshnjarake e kanë penalizuar ekipin. Në stërvitjen e së enjtes, Dobi ka kërkuar vigjilencë dhe shpirt luftarak.
“Nëse luftojmë dhe sakrifikojmë të gjithë bashkë si me Dinamon, askush nuk mund të na ndal”, mësohet t’u ketë thënë tekniku lojtarëve.
Për të marrë tri pikët, ekipi duhet të funksionojë si një orkestër, bashkë me mbështetjen e tifozëve, që priten të jenë të shumtë.
Nën dirigjimin e Dobit, Teuta do të luajë ‘simfoninë e katërt’ dhe, për të shijuar fitoren, askush nuk duhet të stonojë.
Teuta–Partizani zhvillohet këtë të shtunën, duke nisur nga ora 18:00 në “Niko Dovana”, dhe prezenca në stadium është obligim për të mbështetur ekipin në një ndeshje kaq kruciale.
Teuta–Partizani, ndeshja e sezonit! Dobi kërkon “biletën” për Final Four
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Netanyahu: Lufta me Iranin nuk do përfundojë pa u hequr uraniumi i pasuruar
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Bashkëshortja e MC Kreshës flet për herë të parë për takimin e tij me Rozana Radin, çfarë deklaroi ajo?
Dhunohet rëndë ish-kryetari i PD-së në Lezhë, autorët e maskuar e goditën me sende të forta





