Mbrojtësi nga Gostivari, Ardit Iljazi, është largimi i tretë nga Teuta pa u mbyllur viti 2023.

“Panorama Sport” zbulon nga burime në klubin durrsak, se dje lojtari ka prishur marrëveshjen dhe nuk do të jetë më pjesë e skuadrës në vijim.

Iljazi erdhi si përforcim i rëndësishëm në verën e këtij viti te durrsakët, pasi kishte bërë një sezon mjaft të mirë te Erzeni. 

Mirëpo, ai nuk u përshtat te “djemtë e detit”, duke qëndruar më tepër në stolin e rezervave. Si për ironi të fatit, në ndeshjen e fundit, Erzeni-Teuta 0-0, e luajtur në Rrogozhinë, 23-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq.

Më parë ai ka qenë pjesë e Gostivarit dhe Shkupit në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë që Teuta ka prishur marrëveshjet edhe me sulmuesit Aldi Gjumsi dhe Mario Gjata, të cilët kanë rreth dy javë që nuk janë më pjesë e skuadrës.