Teuta arriti të merrte një fitore të rëndësishme në “Air Albania” ndaj Dinamos, duke rihapur garën për një vend në Kupat e Europës. Skuadra e drejtuar nga Dobi, arriti të realizonte një gol në pjesën e parë, i cili rezultoi vendimtar për fatin e takimit. Nga ana tjetër, Dinamo vazhdon të jetë në krizë të thellë rezultatesh dhe humbja ndaj Teutës, ishte në vazhdën e një serie rezultatesh negative. Por, kjo nuk ishte humbja e vetme e kryeqytetasve ndaj Teutës, pasi këtë sezon skuadra e Dajës nuk ka arritur të fitojë asnjë takim.

Kështu, në 4 takimet e zhvilluara mes dy skuadrave këtë sezon, Teuta ka kujtime më të bukura e cila e ka nisur me fitore dhe e mbylli me fitore. Në fazën e parë, Teuta fitoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që në dy takimet e radhës, skuadrat barazuan pa gola duke ndarë nga një pikë. Vendimtare ishte sfida e fundit e kampionatit, aty ku Teuta arriti të merrte fitoren e dytë këtë sezon duke marrë një total prej 8 pikësh, kundrejt 2 pikëve që ka arritur të marrë Dinamo ndaj skuadrës së Dobit.