Teuta ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, teksa po mundohet që të përforcohet për fillimin e sezonit të ri.

Skuadra e Edi Martinit tashmë ka afruar në radhët e saj edhe një sulmues egjiptian, që do të zyrtarizohet shpejt të bregdetarët.

Sulmuesi 24-vjeçar Saleh Nasr është kthyer në përforcimin më të ri të Teutës.

AI ka qenë pjesë e El Ahli dhe Uadi Degla në vendlindje e tij, teksa së fundmi ka qenë pjesë e Gandzasar në Armeni, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë armene.

Te durrsakët shpresojnë që prania e tij në vijën e parë të sulmit, të ndihmojë këtë skuadër të rrisë numrat e regjistruar sa i përket fazës së realizimit, që ka qenë pika më e dobët në edicionet e fundit për ekipin.