Për ndeshjen e së shtunës që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” kundër Tiranës në orën 17:00, trajneri Edi Martini do të ketë të gatshëm edhe qendërmbrojtësin Artan Jazxhi, i cili ka shlyer pezullimin për kartonë.

Nga ana tjetër, në dyshim për t’u aktivizuar ndaj bardhebluve janë mbrojtësi Jurgen Goxhaj dhe mesfushori Erando Karabeci, të cilët vijnë nga dëmtimet dhe situata e tyre mbetet të verifikohet.