Ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë janë mbyllur pa surpriza mes skuadrave pjesëmarrëse, pasi kanë kaluar në fazën tjetër të turneut të gjitha ekipet e mëdha.
E vetmja skuadër e Superiores që ka vuajtur disi për të marrë kualifikimin ishte Teuta.
Pas humbjes 1-0 në sfidën e parë ndaj Tërbunit, durrsakëve u duhej të përmbysnin rezultatin në shtëpi dhe ata ia kanë arritur me shifrat 2-0.
Por gjithçka ka ndodhur vetëm në 10 minutat e fundit të sfidës, pasi deri atëherë, pavarësisht rasteve të krijuara, ekipi i Maganit nuk gjente dot rrugën e rrjetës.
KUPA E SHQIPËRISË – GRUPI A
Teuta-Tërbuni 2-0 (0-1)
Latif 80′, Lena (p) 83′
Besëlidhja-Shënkolli 1-0 (2-0)
Bangura 43′
Vllaznia-Kastrioti 4-0 (0-0)
Tafili 11′, Ribaj 30′, Borshi (ag) 64′, Vucaj 78′
Tirana-Besa 2-0 (2-1)
Ngoo 9′, 13′
Erzeni-Burreli 1-0 (1-2)
Pasha (p) 63′
Kukësi-Egnatia 4-0 (0-1)
Guri 19′, 50′, Krkotiç 25′, Kale 33′





