Skënderbeu zgjedh Durrësin për stërvitje, ndërsa Teuta po përgatitet për të bërë një minifazë përgatitore në qytetin e Korçës, aty ku klima në këtë periudhë është mjaft e përshtatshme.
Ndodh edhe kështu, teksa burime pranë klubit durrsak thanë se drejtuesit po mendojnë që të grumbullojnë skuadrën për 15 ditë në Korçë. Ende axhenda nuk është fiksuar, por gjasat janë të mëdha që pas javës së ardhshme, ekipi të spostohet në juglindje të vendit.
Kushtet e akomodimit dhe për më tepër terrenet janë ideale në qytetin e Korçës. Kjo do të ishte një risi për Teutën këtë sezon, ndërkohë që përpara se të luante në Ligën e Europës, për dy javë preferoi kampingun e Banskos në Bullgari.
Në ditët e ardhshme klubi do të përcaktojë axhendën, në një kohë që pret së pari të mësojë edhe datën e saktë të nisjes së kampionatit, pasi gjasat janë të shtyhet.





