Te Teuta priten disa ndryshime në radhët e grupit të lojtarëve. Mësohet se drejtuesit e klubit aktualisht po punojnë për përzgjedhjen e disa lojtarëve cilësorë që do të jenë pjesë e Teutës, për gjysmën e sezonit.
Gjithsesi, baza e ekipit pritet të jetë pak a shumë e njëjta, me disa përforcime në tri repartet: mbrojtje, mesfushë dhe sulm.
Në ditët në vazhdim, lojtarë të rinj pritën t’i bashkohen Teutës deri në përfundim të merkatos.