Teuta do të presë ditën e shtunë në orën 17:00, Luftëtarin. Durrsakët do kërkojnë të ringrihen pas disfatës së fundit me Tiranën në kryeqytet, teksa përballë gjirokastriteve në vështirësi, të besuarve të trajnerit Edi Martini nuk lejohen hapat fals.

Sakaq, “Djemtë e Detit” do të vuajnë mungesën e sulmuesit Arbër Çyrbja, i cili përballë bardhebluve u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu, Çyrbja është automatikisht jashtë ndeshjes së nesërme. Ndërkohë, një dyshim i madh është edhe aktivizimi i Renato Arapit.

Mbrojtësi nuk ishte prezent edhe në javën e kaluar për shkak të një dëmtimi. Kështu, transferimi i verës Hërljiç pritet të jetë sërish titullar dhe do formojë dyshen e mbrojtjes së bashku me Kuros.