Pas shumë spekulimesh dhe emrash të dalë për sulmin e Teutës, duket se më në fund është gjetur zgjidhja. Edhe pse ende nuk është zyrtare, pritet që te durrsakët të mbërrijë një sulmues brazilian. Emri për momentin nuk bëhet i ditur, por nesër ai do të vihet nën urdhrat e trajnerit Magani.

Lojtari do të vijë fillimisht për t’u provuar dhe do të shihet nga stafi teknik. Prej kohësh në këtë merkato, Teuta është duke kërkuar një bomber, por ende nuk ka arritur ta gjejë atë. Shpresat janë të mëdha te lojtari brazilian, por për siguri ai më parë do të provohet.

Fjalën e fundit pritet ta thotë vetëm trajneri Magani, pasi ai është përgjegjësi kryesor për këtë gjë. Në rast se braziliani do të dështojë në provën e tij, atëherë drejtuesit durrsakë do t’i rikthehen sërish pistës së lojtarëve vendas, ku sulmuesi më i përfolur vazhdon të mbetet Mario Morina.