Teuta ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Stërvitja e dytë e ditës më shumë ka pasur si fokus lojën me top, ndërsa trajneri Martini është fokusuar edhe te taktika. Grupi ka qenë i plotë dhe nuk pasur mungesa. Skuadra bregdetare po vazhdon fazën përgatitore në qytetin e Durrësit prej 14 ditësh. Trajneri Edi Martini kishte planifikuar dy seanca stërvitore. Në prolog të stërvitjes, trajneri u foli futbollistëve, ku insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me pak më tepër impenjim, mund të arrijë gjëra të mëdha në sezonin e ri. Ekipi u stërvit normalisht dhe i gjithë grupi është në gjendje optimale. Stafi teknik do të kenë një detyrë të vështirë deri ne formatimin e plotë të ekipit, ndërsa prej dy javësh kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri.
Teuta ka bërë disa goditje në këtë merkato. Reparti i sulmit ka qenë problematik, por ditët fundit të merkatos kanë sjellë ndryshime të njëpasnjëshme, duke bërë që edhe vija ofensive të mos jetë më një problem. Pas arritjes së marrëveshjes për shitjen e kartonit të sulmuesit Klejdi Daci, blutë tanimë pritet të afrojnë një sulmues të ri. Brenda 72 orëve në vazhdim mund të kemi zhvillime të reja për pjesën e sulmit. Për momentin në ofensivë janë Renaldo Torraj, Ergys Peposhi, Arbër Çyrbja, Muço Boçi dhe Ergis Arifi, të cilët nuk jan sulmues të mirfilttë ose numra 9. Tashmë trajneri Martini pret që të plotësohet dhe me ardhjen e një sulmuesi “pykë”.