Teuta kishte përgatitur një tjetër afrim të rëndësishëm në merkaton e janarit, duke afruar nga radhët e Tajeres sulmuesin paraguaian Santiago Puco. Por gjërat për momentin duken në vendnumëro. Futbollisti 19-vjeçar është jashtë planeve të klubit argjentinas pasi trajneri Karlos Tevez nuk e ka cilësuar si të nevojshëm për ekipin e tij, ndaj ka nisur kërkimi për një tjetër sistemi, me Teutën që është shfaqur si një opsion shumë interesant.

Por nga Argjentina bëjnë të ditur se ka një pengesë tashmë që bllokon transferimin. Kuilmes, klubi nga akademia e të cilit ka dalë ai, kishte ruajtur të drejtën e 40% të vlerës së kartonit në rast të një shitje të futbollistit paraguaian. Për të mundësuar transferimin, i është kërkuar që kjo shifër të ulet në 20% dhe për momentin nuk ka akord mes palëve, duke bllokuar kalimin e Puco drejt kampionatit shqiptar.