Daniel Uotlai është futbollisti më i ri i Teutës. Durrsakët kanë përfituar nga rasti, pasi mesfushori e mbylli me Egnatian.Uotlai kishte edhe dy vite të tjera kontratë me Egnatian, por bashkëpunimi u mbyll para kohe. Teuta ndërkohë përforcohet me një element që ka fituar titullin kampion, si edhe Superkupën e Shqipërisë.

22-vjeçari largohet nga Egnatia me kujtimin e 35 paraqitjeve. Nigeriani shënoi edhe një gol gjatë kësaj kohe. Uotlai numëron paraqitje edhe me Nigerinë U-23. Kjo lëvizje vjen në shtator për Teutën, atëherë kur është e vështirë që të afrohen elementë të tillë.

Durrsakët kanë prezantuar mesfushorin. Njoftimi i Teutës:

Mesfushori nigerian Daniel Wotlai ka firmosur me Teutën dhe do të jetë pjesë e ekipit tonë për sezonin 2025-2026!I ardhur nga Egnatia, Wotlai është një mesfushor difensiv që sjell fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin tonë të mesfushës.Një përforcim me shumë vlera për objektivat tona ambicioze në sezonin e ri!