12 gusht 2015 – Teuta është në pritje të dy sulmuesve nga Senegali e në një farë mënyre do ta quajë të mbyllur merkaton e saj të verës.

“Shumë shpejt pritet që me skuadrën tonë të bashkohen dhe dy lojtarët nga Senegali. Janë dy sulmues, por vetëm njëri mund të jetë pjesë e ekipit. Fillimisht do të kemi mundësinë t’i testojmë në miqësoren e radhës me Besëlidhjen.

Por do t’i shikojmë dhe në një tjetër miqësore përballë Apolonisë. Dhe ndeshja me fierakët do të jetë testi i tyre përfundimtar”, ka rrëfyer Magani.

Emrat e senegalezëve janë duke u mbajtur sekret nga drejtuesit e Teutës, por që Magani ka konfirmuar se durrsakët do të jenë një “kockë e fortë” në kampionat.

“Mua më vjen mirë që në skuadrën tonë funksionojnë si duhet të gjitha hallkat. Jemi një ambient harmonik, ndërsa qëllimi final është që të japim më të mirën si skuadër në Kategorinë Superiore”, ka përfunduar Magani.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/