TEUTA – BYLISI 3 – 0
Golat: Hila 5', Musta 24', Dita 34'
Kartonë të verdhë: Hoxha 32', Hila 68', Dita 68' / Hyshmeri 21', Muçaj 58', Gava 80'
Teuta: Moçka, Lukiç, R. Hoxha, Hyseni, E. Hoxha (Shkalla 82'), Kotobelli, Lamçja (Magani 75'), Dita, Hila, Musta, Hodo. Trajner: Gugash Magani.
Bylisi: Mushica, Shoshi (Basriu 40'), Hoxhaj (Mustafarj 74'), Pepa, Diakite, Gava, Adekunle (Muçaj 40'), Peposhi, Hyshmeri, Mbella, Haliti. Trajner: Agim Canaj.
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Agaraj, Nertil Bregasi, Bledi, Breshani.
4tetor 2015 – Teuta është rikthyer te fitorja pas disfatës së javës së kaluar me Tiranën. Ekipi i Gugash Maganit mundi me rezultatin 3 – 0 Bylisin në një lojë të zotëruar prej tyre. Golat e këtij triumfi u realizuan të gjithë në pjesën e parë me autorë, Ardit Hilën, Emiliano Mustën dhe Bruno Ditën. Një lojë kërkuese e skuadrës durrsake që u shpërblye me 3 pikët që e ngjisin në vendin e tretë në renditje, në zonën e kupave të Europës. Rasti më i mirë për Bylisin ishte në pjesën e dytë ku gaboi Brunild Pepa në goditjen e 11-metërshit. Shpëtim Moçka e priti goditjen e lehtë të sulmuesit të mallakastriotëve. Me këtë humbje Bylisi mbetet në vendin e fundit në renditje duke qen një nga ekipet kandidate për të zbritur në Kategorinë e Parë.
/portali DurresLajm/