Pas rikonstruksionit të plotë të fushës, ekipi kampion i Teutës rikthehet të luajë në stadiumin e qytetit bregdetar “Niko Dovana”.

“Djemtë e detit” do të përballen me Laçin nesër në orën 17:45, në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë.

Kur na ndajnë disa orë nga ndeshja e shumëpritur, mbështetjen për ekipin durrsak e ka dhënë edhe kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.

Teksa ka ndarë me ndjekësit foto nga fusha e rikontruktuar, Sako uron suksese dhe fton qytetarët që të mbështesin “ekipin tonë në këtë ndeshje, e cila është e para për këtë sezon në Durrës“.

Nga ana tjetër, në adresën zyrtare të ekipit në “Facebok” shkruhet:

😍KAMPIONËT RIKTHEHEN NË SHTËPI! Mos harro, nesër në orën 17:45 i duhemi skuadrës në përkrahje ndaj ftohen të gjithë qytetarët durrsak së bashku me tifozerinë e mrekullueshme “Djemte e Detit” dhe t’ju japim përkrahje dhe motiv shtesë djemve drejt kualifikimit në finale. Së bashku drejt realizimit të synimit tonë, kalimit në finale! #ejanestadium#forcateuta🔵🔵🏆