Teuta ka fituar takimin e raundit të 21-të të Abissnet Superiore, në një takim që në fakt është dominuar nga Dinamo.“Blutë” e kryeqytetit e nisën furishëm këtë sfidë, por u ndalën në minutën e 11’ nga Emiljano Vila, i cili pas një asisti nga Rubin Hebaj, i dhuroi golin e avantazhit durrsakëve dhe shënoi për herë të parë për këtë sezon.Më pas Dinamo do të vazhdonte të mbante kontrollin e ndeshjes, duke krijuar shumë raste, me disa prej tyre të pritura nga portieri Dema, e me pjesën tjetër që nuk shkuan në destinacionin e duhur.

Pjesa e dytë e takimit u kontrollua sërish nga “blutë”, Denisson, Ibraimi dhe Haxhiu tentuan në disa raste që të shënon, megjithatë asnjëra prej këtyre goditjeve nuk ishte e suksesshme.Pas kësaj ndeshje Teuta renditet e gjashta me 24 pikë, teksa Dinamo renditet i nënti me vetëm 19 pikë të grumbulluara.Kjo ndeshje e zhyt akoma më shumë në krizë ekipin e Dinamos, që mundet për të katërtën herë radhazi, teksa Teuta merr fitoren e parë pas dy humbjeve dhe i shpëton zonës së kuqe të renditjes.