Pas Mario Beshirajt, klubi i Teutës ka zyrtarizuar një tjetër afrim në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut David Gjinollari, që rikthehet te “Djemtë e Detit”, pas aventurës në Kosovë, te Fronikeli 74.

Lajmi për rikthimin e 25-vjeçarit është konfirmuar nga vetë durrsakët, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Kujtojmë që edicionin e kaluar Gjinollari ka qenë titullar te Teuta, duke dhënë një kontribut të çmuar, në realizimin e objektivave.

Njoftimi zyrtar i Teutës: KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi i majtë David Gjinollari, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teutën pasi, ishte pjesë e Feronikeli 74 në gjysmën e parë të sezonit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Gjinollari, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Elbasanit.