27 korrik 2015 – Të dielën pasdite Teuta ka luajtur një tjetër miqësore në Bullgari, aty ku po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm.

Përballë skuadrës durrsake ka qenë Platanias, skuadër që luan në Superligën greke dhe natyrisht superiore, në letër, por në fund është mbyllur 2-2, me djemtë e drejtuar nga Gugash Magani që kanë bërë një figurë të mirë.

Megjithatë, Teuta ka luajtur një ndeshje shumë të mirë, duke shënuar dy gola të shpejtë me Bruno Ditën dhe Meglid Mihanin në pjesën e parë. Reagimi i Platanias erdhi që në pjesën e parë, kur mesfushori Zhilvan Gomesh shënoi në minutën e 32-të, ndërsa barazimi erdhi në minutën e fundit të ndeshjes, kur Ziko Renato i hoqi Teutës kënaqësinë e fitores.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/