27 Korrik 2013 – Java e 9-të e Kategorisë Superiore luhet në dy ditët e fundjavës, të shtunë dhe të diel. Starti i këtij “stacioni” të garës u ngrit me ndeshjet Bylis-Lushnja dhe Teuta-Laci, në orën 14:00, që dhuruan një fitore të durrsakëve dhe barazim të ballshiotëve, për t’ia lënë vendin klasikes Partizani-Vllaznia në “Qemal Stafa”, e cila u vendos nga goli i Shtubinës në minutën e 49-të. Mesfushori u ka dhënë tri pikë me mjaft vlera kuqebluve, të cilët arrijnë Skënderbeun tashmë, me 16 pikë. Në “llogoren” tjetër vjen dështimi i dytë radhazi për të kuqtë e Hasan Likës, që para një jave mundeshin 2-0 ndaj Lushnjës, në “Roza Haxhiu”. Dy javë kampionat pa asnjë pikë thonë shumë për situatën reale te Partizani, skuadra që krijon mjaft volum loje, por thuajse nuk ka fare sulm. Një “plagë” e rikonfirmuar tashmë javë pas jave, por që po i penalizon jo pak të besuarit e Likës. Vijon, po ashtu, të ketë probleme në ndeshjet brenda, teksa si pritës Partizani ka vetëm një fitore. Atë në derbin me Tiranën, që u shoqërua me mjaft akuza karshi arbitrimit të kryesorit Jemini.
Në “Niko Dovana” rithehej të luante bashkryesuesja e Superiores, tashmë e shkëputur 3 pikë nga korcarët, të paktën për 24 orë, derisa kampionët në fuqi të luajnë në Krujë. Bregdetarët e Maganit kanë pritur fituesit e Kupës së Shqipërisë, duke i mundur ata me shifrat 2-1. Golat e Mancakut (26’) dhe të Muriqit (87’), të futur në pjesën e dytë, kanë superuar barazimin e përkohshëm të kurbinasve, me eurogolin e Veliajt (76’), duke u dhënë “djemve të detit” suksesin në rikthimin e tyre në shtëpi, por edhe duke i vendosur të vetëm në krye, me 19 pikë. Me synime maksimaliste vinin të dyja palët, natyrisht, por ku durrsakët e Maganit donin ta festonin doemos me triumf tapetin e ri të stadiumit të tyre, pas migrimit që bëri në javët e shkuara në qytetin fqinj, në Kavajë.
Teuta shkëputet vetëm në krye
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





