TEUTA-LUSHNJA 6-2
Golat: Joel 12′, 24′, 50′, 75′, Samb 44′, Xhafaj 81′ / Fonseka 58′, K.Arbri 90′
TEUTA: Rizvani, Jakupi, Hoxha, Osmani (Idrizaj76′), Da Silva, Hodo, Batha, Nika, Dosti, Joel (Cyrbja 78′), Samb (Xhafaj 59′). Trajner: R.Sorrentino
LUSHNJA: Spaho, Dervishi, Bakiasi (Ruco 76′), Gjyla, Sula, Trashi, Cimili, Byzhyti, Topi (K.Arbri 63′), Teodorovic, Canka (Fonseka 38′). Trajner: A.Bano
Gjyqtarë: E.Hoxha, R.Cokaj, G.Koka
Një super ndeshje është zhvilluar në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Lushnjës. Ekipi vendas i Sorrentinos duket se ka një tjetër fytyrë për këtë pjesë të mbetur të kampionatit. Durrsakët kanë arritur të marrin një fitore spektakolare 6-2 kundër Lushnjës. Serinë e golave e ka hapur sulmuesi Joel, i cili ka shënuar dhe golin e 2-të. Goli i 3-të ka ardhur nga Samb për t’i lënë serisht rradhën Joelit i cili arriti të shënonte dhe 2 gola të tjerë, duke bërë poker personal. Për Teuten ishte Xhafaj ai që mbylli këtë seri golash. Ndërsa për Lushnjen golat kanë ardhur nga Fonseka dhe Arbri, gola të cilët nuk e ndryshojne. Teuta shënon bollëk golash, plot gjashtë të tillë, merr tri pikët dhe pozicionohet në vendin e dytë të Superiores pas javës së 17-të. “Djemtë e Detit” shfaqen të frikshëm ndaj Lushnjës, duke u dhënë sinjale të qarta rivalëve për zonën europiane, por pse jo, edhe Skënderbeut të kreut në luftën për titull. Në kuotë të njëjtë pikësh me të kuqtë, por me golaverazh më të mirë, Teuta e sheh veten 9 pikë larg vendit të parë, një hendek që mund të kapërcehet nëse durrsakët luajnë si ndaj lagunarëve. Janë disa fakte interesante që ranë në sy në këtë ndeshje. Teuta shfaqet një ekip mjaft agresiv në sulm dhe me një qarkullim perfekt të topit gjë që ka sjellë një lojë spektakolare të durrsakëve. Po kështu lojtari më i mirë ishte Joel me katër gola por mjaft mirë është shfaqur edhe Samb që ka debutuar me gol që në ndeshjen e parë. Ndërkaq Danile Xhafaj edhe pse ka qenë në Amerikë ka shënuar që në ndeshjen e parë duke treguar qartë formën e tij dhe duke mbajtur edhe kreun e tabelës së golashënuesve me plot 10 gola. Teuta e ka nisur mjaft mirë dhe tashmë duket qartë që synon të arrijë objektiva ambiciozë.





