Grupet e Ligës së Konferencës mund të jenë një realitet jo shumë i largët për Teutën e Edi Martinës. Kampionët e Superiores, në rast kualifikimi ndaj irlandezëve të Shamrok, në raundin e tretë, i pret një short jo shumë i vështirë, në “Play Off”.
Durrsakët do të duhet të përballen me një prej skuadrave humbëse të 5 çifteve të mëposhtme:
Omonia-Flora Tallin
Mura-Zalgiris
Kairat-Alashkert
Lincoln-Slovan Bratislava
Neftci-Helsinki
Kështu është përcaktuar formula pasi ndeshjet e mësipërme janë për turin e tretë të Europa League. Një prej ekipeve humbëse të sipërpërmendura, kalon në Ligën e Konferencës dhe kësisoj do të jetë njëkohësisht edhe rivali i Teutës, për të lehtësuar edhe më shumë punën.
Gjithsesi çifti konkret nga ku do të përcaktohet rivali i mundshëm i skuadrës durrsake, do të zbulohet ditën e hënë.
Vlen të theksohet fakti se në të njëjtin grup me Teutën bën pjesë e Prishtina, që në rast kualifikimi ndaj Bodo Glimt, mund të peshkojë rivalët e njëjtë.