Ekipi i Teutës në peshëngritje, ka shkëlqyer në kampionatin kombëtar për moshën U20 dhe U23, duke u shpallur kampion i Shqipërisë.
4 peshëngitës të Teutës, zhvilluar paraqiitje fantastike duke marr 4 medalje ari në kampionatin e zhvilluar në Parkun Olimpik “Feti Borova”, në kryeqytet.
Mariglen Marku, doli kampion në peshën +109 për U23, së bashku me shtangistin Erjon Cani, që mori medalje ari për peshën 102 kg në kategorinë U23 dhe Kristi Bisgjonin, kampion për peshën 89 kg U23.
Performancën më të mirë e pati peshëngritësi Artur Kotarja, i cili doli kampion në peshën 81 kg për U23, ndërsa u shpall edhe sportisti më i mirë i kampionatit kombëtar për U23.
Ndërkohë klubi i Teutës, u shpall ekipi kampion i Shqipërisë për moshën U23.