Teuta dhe Skëndërbeu u përballen me njëra-tjetrën në javën e nëntë të kampionatit, ndeshje që u mbyll në barazim 2-2, duke ndarë kështu nga një pikë.
Korçarët kanë arritur të shënojë të parët me Alfred Mensah që ka shënuar për skuadrën e Memellit në minutën 19 të lojës, duke mposhtur kështu edhe portierin Qirko. Për Mensah ky është goli i tretë sezonal me skuadrën e Skëndërbeut.
Është dashur minuta 36 që Teuta të barazonte rezultatin me autor Lorenco Vila, që ka rikthyer kështu edhe baraspeshën.
Të dy skuadrat patën raste të tjera për shënim por pa mundur të konkretizonin rastet e krijuara duke bërë që pjesa e parë mes dy skuadrave të mbyllet me shifrat 1-1.
Teuta përmbys rezultatin në fillim të pjesës së dytë. Goli është shënuar nga Lorenc Vila në minutën e 48 do të ishte edhe i dyti personal i sulmuesit durrsak në këtë ndeshje.
Skënderbeu shumë pranë barazimit në minutën e 58. Mensah shfrytëzon një top të ardhur nga krahu i majtë, por topi ndalet në traversë, ndërsa Meksi nuk përfiton nga topi i rikthyer dhe e dërgon mbi tra, duke mos mundur ta dërgojë në kuadratin e mbrojtur nga Qirko.
Në minutën e 73 lojtarët e Skëndërbeut pretendojnë për penallti, për një prekje të topit me dorë nga Daja dhe kërkojnë nga Jorgji rishikimin e këtij episodi me sistemin VAR.
Pas disa minutash ndërprerje e ndeshjes për të parë episodin e ndodhur në zonën e Teutës ka shtuar edhe ankthin tek stafet e të dyja skuadrave.
Pas rishikimit nga sistemi VAR, Enea Jorgji vendos pozicion të parregullt për Elvi Berishën në zonën e Teutës para se të prekej topin nga Asion Daja, duke sjellë zhgënjim tek trajneri i korcarëve, Migen Memelli.
Realizon Skëndërbeu me ana të Melo Bajrami me prekjen e parë të topit 79’ , duke barazuar rezultatin 2-2, dhe për trajnerin Memelli ky ishte zëvendësimi më i goditur në karrierën e tij. Goli i parë sezonal për Barjamin.
Në minutat e mbetura ndeshja ishte një lojë shahu mes dy skuadrave që kërkonin të zinin në befasi kundërshtarin me kundërsulme, minuta këto që nuk sollën gola të tjerë.
Me këtë barazim, Skëndërbeu ka arritur të grumbullojë 7 pikë në 9 ndeshje, duke u pozicionuar në vendin parafundit, ndërsa Teuta i rimerr Laçit vendin e katërt dhe barazon Vllazninë me 13 pikë.